Nasim Haradinaj: Anton Quni ka hy vonë në luftë, Antoni ja prezanton videon që do ta bëj të pendohet

Aktuale

Nasim Haradinaj: Anton Quni ka hy vonë në luftë, Antoni ja prezanton videon që do ta bëj të pendohet

Nga: I.J Më: 21 prill 2018 Në ora: 00:05
Anton Quni dhe Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj nënkryetar i OVL-të UÇK-së thotë se Anton Quni ka shkuar vonë në betejën e Koshares. Sipas tij, pavarësisht kohës kur ka ardhur për luftë e respekton.

“Antoni ka ardhë vonë, Antoni ka luajt filma kauboj atje, bile edhe pseudonimin e ka pasë “llakilluk”. Kështu që vonë u hi Antoni në luftë. Ai ka hy në luftë me 9 prill, me shoqëri i mirë ka qenë, korrekt”, tha Haradinaj.

Ndërsa Deputeti Anton Quni ka vendosur që përmes një video t’i përgjigjet Haradinajt.

Në videon, që Quni ka prezantuar tregon kohën e saktë se kur ai ishte pjesëmarrës në luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat