Pupovci: Përmirësimi i rezultateve të testit PISA nuk do të thotë përmirësim i cilësisë së arsimit në Kosovë

Aktuale

Pupovci: Përmirësimi i rezultateve të testit PISA nuk do të thotë përmirësim i cilësisë së arsimit në Kosovë

Më: 21 prill 2018 Në ora: 07:03
Dukagjin Pupovci

Dukagjin Pupovci, drejtor në Qendrën e Arsimit të Kosovës ka thënë në emisionin “Përballje” se mund të ketë përmirësim në rezultatet e testit PISA sepse ka pasur edhe është punuar në vetëdijesimin e nxënësve por kjo nuk do të thotë që do të ndryshojë cilësia e arsimit në Kosovë pas kësaj.

Pupovci ka deklaruar në emisionin “Përballje” se mund të ketë përmirësim të rezultateve sepse janë poashtu edhe nxënësit që kanë lindur në vitin 2002 edhe kanë pasur qasje në teknologji e vetëdijesim më të madh dhe se ata po i nënshtrohen këtij testi këtë vit.

“Nuk është qëllimi i Testit PISA që na të bëjmë gara me shtetet tjera edhe të tregojmë se u përmirësuam, sepse përmirësimi i gjendjes administrative nuk do të thotë se e ke përmirësuar gjendjen e arsimit në përgjithësi” ka deklaruar Pupovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat