DASH për dialogun Kosovë- Serbi: Po vazhdon në mënyrë të çrregullt

Aktuale

DASH për dialogun Kosovë- Serbi: Po vazhdon në mënyrë të çrregullt

Më: 21 prill 2018 Në ora: 11:05
Hashim Thaçi, Federica Mogherini and Aleksandar Vucic

“Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka vazhduar në mënyrë të çrregullt, vetëm pasi dy presidentët ranë dakord të zbatojnë marrëveshjen e tyre të vitit 2015 për të integruar strukturat gjyqësore të veriut të Kosovës në strukturat nacionale, marrëveshje që hyri në fuqi tek më 17 tetor”, shkruan në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit sa i përket të drejtave të njeriut për vitin 2017.

Raporti thekson se më 24 tetor, presidenti Thaçi lëshoi një dekret për emërimin e 40 gjyqtarëve dhe 13 prokurorëve serbë të Kosovës, sipas marrëveshjes së arritur në dialog mbi gjyqësorin.

“Gjykatat në Mitrovicë, të cilat më parë kanë vepruar nën sistemin gjyqësor serb, janë njohur si gjykata të Kosovës dhe kanë filluar zbatimin e ligjit të Kosovës. Një numër i mbetur prej 8,000 rasteve civile dhe penale nga katër komunat me shumicë serbe, të cilat ishin transferuar në Vushtrri në vitin 2016, u kthyen në Mitrovicë për t’u trajtuar tutje”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat