Gratë nuk numërohen si pjesë e familjes, privohen nga e drejta në trashëgimi familjare

Aktuale

Gratë nuk numërohen si pjesë e familjes, privohen nga e drejta në trashëgimi familjare

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 21 prill 2018 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Çështja e ndarjes së pasurisë në mënyrë të barabartë në familje në disa vende rurale është temë tabu.

Përfshirja e grave në pasuri është ende e papranueshme për një pjesë të shoqërisë në Kosovë.

Por, për një pjesë tjëtër të shoqërisë, e drejta e gruas për trashëgim në pronë është krejtësisht normale.

Fehmije Gashi- Bytyqi me profesion avokate, thotë se ende nuk ndahet në mënyrë të barabartë trashëgimia familjare.

Tutje, ajo thekson se gratë diskriminohen dhe ju privohet e drejta e pronës në familje.

Image
Fehmije Gashi-Bytyqi

‘’Ende prona nuk ndahet proporcionalisht mes trashëgimtarëve. Duke u nisur nga fakti se në trashëgimi kryesisht diskriminohen femrat tani më në praktikën gjyqësore kemi shumë konteste gjyqësore që ndodhin mes anëtarëve të familjes për shkak të diskriminimit gjinor që bëhet në këtë drejtim’’, tha avokatja, Fehmije Gashi- Bytyqi për gazetën ''Bota sot''.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat