KQZ ende pa kryesues

Aktuale

KQZ ende pa kryesues

Më: 21 prill 2018 Në ora: 22:07
Ilustrim

Ka dy muaj që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbetur pa kryesues. Valdete Daka, ka dy muaj që e ka përfunduar mandatin saj si kryesuese e KQZ-së. Arianit Krasniqi thotë se është Presidenti Hashim Thaçi ai i cili po e vonon këtë emërim.

Kjo karrige ka dy muaj që po qëndron e zbrazët. Sipas njoftimeve në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në këtë sallë nuk është mbajtur asnjë mbledhje që nga 23 Marsi i këtij viti.

Tashmë të gjithë anëtarëve të KQZ-së dhe kryesueses së saj iu ka përfunduar mandati.

Analisti Albert Krasniqi ka thënë për T7 se tanimë KQZ nuk është në funksion.

Tani kemi një KQZ e cila është pa mandat dhe nuk është një institucion i cili është funksional për shkak se çdo vendim i cili do te merrej prej këtij institucioni do te konsiderohej qe është i paligjshëm.

Krasniqi ka thënë se është Presidenti Thaçi ai i cili po e vonon emërimin e kryetarit të ri të KQZ-së.

“Ne ketë rast do te duhej qe Presidenti Thaçi te vepronte ne baze te kompetencave te veta, te emëroje kryetarin e KQZ-së dhe te anëtarëve te tjerëve dhe po ashtu  duke mos vepruar presidenti po kryen shkelje kushtetuese për shkak se po pengon funksionimin kushtetues  te institucioneve te cilat janë kushtetuese ne këtë rast KQZ- është  një institucion kushtetues dhe tani është jofunksional për shkak te vonesave qe ka bere presidenti Thaçi”

Më tutje ai thotë se arsyeja e vonesës së Presidentit, ka të bëjë me atë se sa e gjen Presidenti njeriun e duhur të cilin edhe mund ta kontrollojë.

Në lidhje me debatet që po bëhen mes deputetëve, për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, Krasniqi ka thënë se nëse KQZ vazhdon pa kryesues, përgatitjet për zgjedhje të mundshme duhet t’i bëjë sekretariati i KQZ-së

Valdete Daka është zgjedhur kryesuese e KQZ-së më 16 qershor 2010 kur ishte dekretuar nga ish Presidenti Fatmir Sejdiu.

Ajo mandatin  kryesueses në KQZ-së e ka mbajtur për shtatë vite.

Më 16 Qershor të vitit të kaluar, Daka ka përfudnuar mandatin e saj si kryesuese e KQZ-së, por që përsëri i është vazhduar mandati, për një afat kohor prej 90 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat