Ambasada Gjermane jep detaje për viza të punës për shtetasit nga Kosova

Aktuale

Ambasada Gjermane jep detaje për viza të punës për shtetasit nga Kosova

Më: 22 prill 2018 Në ora: 08:17
Ilustrim

Terminët lidhur me procedurat për vizat me qëllim fillimin e punësimit në shtetin gjerman sipas Rregullës për Ballkanin Perëndimor, janë duke u stërzgjatur me mbi një vit pritje në ambasadën gjermane në Prishtinë.

“Njoftimet lidhur me kohët e pritjes për termine, Ambasada Gjermane në Prishtinë i publikon në ueb-faqen e saj. Ambasada Gjermane vitin e kaluar i ka shtuar dukshëm kapacitetet e saj për përpunimin e aplikacioneve për viza, mirëpo kërkesa për viza edhe më tej i tejkalon kapacitetet, ashtu që kohët e pritjeve janë të pashmangshme”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërkaq në ueb-faqen e saj, jepen detaje të llojeve të vizave dhe koha e pritjes. Aty thuhet se nëse e paraqisni sot kërkesën për termin, ju duhet të llogaritni siç parashikohet me këto kohë të pritjes:

Vizë Shengen – 6 muaj

Viza për shkollim/kualifikim/Kartoni i kaltër i BE-së/Studime në Gjermani – 3 muaj

Viza me qëllim fillimin e punësimit sipas Rregullës për Ballkanin Perëndimor – më shumë se një vit

Vizë për bashkim familjar – 10 muaj

Vizë me qëllim punësimin sezonal për studentë – 5 muaj

Ndërkaq shqetësues mbetet shqyrtimi i ngadaltë që Ambasada i ka bërë kërkesave për vizë pune, kjo për shkak siç thonë ata të kapaciteteve ta pa mjaftueshme.

Ambasada këto ditë ka në shqyrtim aplikacionet e muajit Maj të 2017-ës.

Mbi 12 muaj pritje për një përgjigje për vizë të punës nga Ambasada e Gjermanisë, po u prish punë edhe vetë aplikuesve, sepse sipas tyre firmat apo bizneset si palë garantuese në këtë rast, nuk janë në gjendje të presin mbi një vit për të marrë një punëtor nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat