Dyshime për sëmundje gungore të lëkurës, e mohon AVUK-u

Aktuale

Dyshime për sëmundje gungore të lëkurës, e mohon AVUK-u

Më: 22 prill 2018 Në ora: 10:46
Ilustrim

Ndonëse fermerët dyshojnë se gjedhët e tyre janë të prekur nga sëmundja gungore e lëkurës, nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës thonë se në Kosovë nuk ka asnjë gjethë të prekur nga kjo sëmundje.

Fermeri Sami Zeneli nga fshati Vrellë e Lipjanit, i cili për KosovaPress ka thënë se afër tri javë e mjekoi gjedhin që e kishte blerë në Lipjan, por tani po dyshon se është i prekur me sëmundjen gungore të lëkurës.

Si dëshmi për këtë e ka edhe raportin e veterinerit, Bujar Ejupi, i cili ka diagnostikuar se ky gjedh ka gunga në lëkurë.

Zeneli: Qe tri ditë i kam vërejtur disa gunga

“Lopen e kam blerë në Lipjan dhe menjëherë si e kam sjellë në ditën e parë e kam vërejtur se lopa është sëmurë, edhe e kam mjekuar qe 3 javë gati, rregullisht, kam pasur doktor, i kam me emra me krejt, kush ka qenë me shikuar, tani së fundmi para dy dite e vërejta vetë duke e prekur dyshova se do gunga po vërehen tek lopa, edhe shkova menjëherë i lajmërova këto organet që janë në komunën tonë tek Bujari, doktori, erdhi dje e kontrolloi, e bëri një raport, tha dyshoj edhe unë 90 për qind që i ka”, u shpreh Zeneli.

Fermeri ka deklaruar se doktorët tjerë që e kanë kontrolluar gjedhin, e kanë mjekuar për sëmundje të tjera si problem me mushkëritë dhe hundët.

Zeneli është shprehur i shqetësuar pasi që atij i rrezikohen edhe 20 krerët tjerë që i ka.

Fermeri Sami Zeneli është ankuar edhe për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës, pasi që sipas tij këta të fundit nuk kanë ardhur me kohë që ta inspektojnë rastin.

E lidhur me këtë zëdhënësi i AVUK-ut, Lamir Thaçit për KosovaPress ka deklaruar se në momentin që janë njoftuar për rastin, trupat e tyre inspektuese kanë dal në vendin e ngjarjes ku kanë kryer edhe kontrollet diagnostike.

Ai thotë se në bazë të këtyre kontrolleve, gjethi në fjalë nuk ka asnjë shenjë që shpie tek dyshimi se është prekur  me sëmundjen gungore të lëkurës.

Thaçi: Ky rast nuk kanë shenja simptomatike për sëmundjen gungore të gjedhit

“Tek ky fermer është mjekuar për dy javë rresht nga veteriner të ndryshëm apo nga persona që ai i ka thirr për të kryer mjekimet siç parashihet me rregullat në fuqi. Dhe pas dy javë mjekimesh jemi njoftuar se është një rast i dyshimit nga ana e vetë veterinerit. Trupat tona inspektuese profesionale kanë dal në terren kanë kryer kontrollet diagnostiko dhe kanë shkruar proces verbalin, në të njëjtën kohë kanë marr edhe mostrat për analiza. Ndërsa në bazë të anamnezës së kryer nga ana e veterinerëve apo inspektorëve tonë të Agjencisë nuk ka ndonjë dyshim për këtë sëmundje, janë shumë shenja simptomatike që nuk japin për këtë sëmundje, në të njëjtën kohë edhe periudha kohore është shumë e hershme për të pasur mundësi të preket nga kjo sëmundje”, ka deklaruar ai.

Për t’i përjashtuar të gjitha dyshimet lidhur me rastin, Thaçi tha se janë duke pritur rezultatin e analizave për të konfirmuar çdo dyshim.

Ai ka shtuar se në Kosovës as këtë vit nuk ka asnjë rast të lajmëruar me sëmundjen gungore të gjedhit.

Thaçi: Nuk kemi raste të reja të sëmundjes gungore të lëkurës

“Ne vitin e kaluar nuk kemi pasur asnjë rast të prekur,as këtë vit nuk kemi asnjë rast i cili është lajmëruar apo diçka tjetër, besoj që nuk do të kemi as këtë vit pasi që ne jemi duke i kryer të gjitha masat preventive me kohë dhe besoj dhe shpresoj që do të shkoj gjithçka mirë siç është paraparë nga ekspertët e fushës së veterinarisë, dhe ne presim që mos të kemi asnjë fermer të prekur nga kjo sëmundje”, tha Thaçi.

Sipas tij, AVUK ka marrë masat preventive për parandalimin e kësaj sëmundje pasi që pothuajse qe një javë kanë nisur aksioni për vaksinimin e gjedhëve, kurse për aplikim janë gjithsej 170 mijë doza.

Aksioni i vaksinimit të gjethit, thotë se do të jetë falas për të gjithë fermerët, derisa theksoi se këto vaksina janë donacion nga Komisioni Evropian, kurse, aplikimin e tyre e ka mbuluar si shpenzim AVUK-u.

Ndryshe, sëmundja gungore e lëkurës (LSD) është sëmundje e cila prek gjedhet dhe shkakton ethe, depresion, gunga dhe edem , nyje të rritura limfatike, gjithashtu gunga në mukozën e membranës, rrjedhje nga hunda dhe sytë, zvogëlim të prodhimit të qumështit, ënjtje të këmbëve dhe çalim.

Shenjat klinike më shumë shprehen tek lopët qumështore gjatë kulmit të laktacionit dhe te viçat e rinjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat