Vdes në moshën 24 vjeçare aktivistja e Vetëvendosjes

Aktuale

Vdes në moshën 24 vjeçare aktivistja e Vetëvendosjes

Më: 22 prill 2018 Në ora: 12:59
Ilustrim

(E plotësuar) Nita Rexha, aktiviste e Vetëvendosjes nga Gjakova ka ndërruar jetë mbrëmë si pasojë e një aksidenti

Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka konfirmuar se aksidenti kishte ndodhur më 14 mars në Landovicë.

Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Hazir Berisha ka thënë se e e ndjera kishte qenë vetëm në cilësinë e pasagjeres.

“Po diku më 14 mars ka ndodhur një aksident në Landovicë. E ndjera ka qenë vetëm në cilësinë e pasagjeres, kurse bëhej fjalë për një vetë-aksident. Sot më informuan se vajza mbrëmë ka ndëruarr jetë”, ka thënë Berisha.

Lajmin për vdekjen e aktivistes së VV-së e kanë bërë të ditur anëtarët tjerë të kësaj partie nëpër rrjete sociale.

E pikëlluar me këtë vdekje është shprehur edhe deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci që gjithashtu vjen nga Gjakova.

“E ëmbla jonë Nita Rexha, Na trondite e trishtove pamasë me largimin tënd të hershëm nga kjo botë! E dashur, vetëm fizikisht nuk do të jesh me ne, Do të mbetesh gjithnjë në kujtimet tona më të bukura, secili aktivist do të kujtojë buzëqeshjen, çiltërsinë dhe energjinë tënde pozitive!”, ka shkruar Nagavci në facebook

Image

Ka ndërruar jetë në moshë të re një aktiviste e vetëvendosjes nga qyteti i Gjakovës.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet Facebook aktivistja tjetër nga Gjakova Mimoza Shala.

Sipas saj, Nita Rexha ka vdekur pas një aksidenti të rëndë.

“Pas një aksidenti të rëndë, vdiq Nita Rexha në moshën 24 vjeçare. Nita ishte edhe aktiviste e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Varrimi bëhet sot në ora 17:00”, ka shkruar shkurt Shala në faqen e saj të ‘Facebook’.

Nuk dihet se kur ka ndodhur ky aksident.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat