Miftari, Thaçit: Ku mbetën paret dhe qindra RPG-të që ti dha shërbimi sekret i Francës DGSE

Aktuale

Miftari, Thaçit: Ku mbetën paret dhe qindra RPG-të që ti dha shërbimi sekret i Francës DGSE

Nga: I.J Më: 22 prill 2018 Në ora: 13:19
Pierre Siramy dhe Hashim Thaçi

Naim Miftari, ish agjent i SHIK-ut,  në një shënim në rrjetin social Facebook, ka parashtruar një pyetje publike presidentit Hashim Thaçi, në lidhje me të kaluarën e këtij të fundit.

Miftari ka pyetur Presidentin se “ku janë met qato pare dhe qaj armatim që ti ka dhanë shërbimi sekret i Francës DGSE”.

Më poshtë postimin e plotë të Naim Miftarit

Për shërbimin sekret serb UDB dhe KOS ushtarak e dimë çka ju kanë ofruar përmes (Brudes Gani) por për Francën kem akoma shumë pikëpyetje edhe pse ata po flasin vet .!
President ku janë met nime edhe qato pare dhe armatim qindra RPG dhe mijëra predha për RPG, që ti ka dhanë shërbimi sekret i Francës DGSE.

Image
Naim Miftari, ish agjent i SHIK-ut

Ish–shefi i shërbimit sekret francez: Hashim Thaçi është agjent i yni e rekrutuam në Rambuje 

Deri në cilën pikë ka arritur Franca të shkojë për të ndihmuar rebelët e Hashim Thaçit? Pierre Siramy thotë se DGSE ka armatosur këtë lëvizje çlirimtare në mënyrë sekrete.

‘U kemi dhënë mbështetje financiare për të mundësuar vazhdimin e luftës, por gjithashtu edhe I kemi furnizuar me armë .!

Sidoqoftë, ishte një tjetër person që u kujtua shumë mirë për këtë çështje. Ai ishte trafikant i armëve në atë kohë. Ishte ai i cili bëri dërgimin e armëve si RPG7 (raketa) dhe shumë municione të tjera. Ai këtë dërgim e bëri gjatë luftës së 99-ës në Kosovë.

Ky trafikant i armëve thotë se shërbimi sekret ka qenë në dijeni për këto dërgesa.

‘Shërbimi sekret më ka dhënë mua dritën e gjelbër për të bërë këto dërgesa të armëve tek Hashim Thaçi. Me Hashim Thaçin jam takuar në Gjenevë të Zvicrës’, thotë ai.
Ai gjithashtu tregon llojin e armëve dhe sasinë e tyre. ‘Kam dërguar 200 RPG7 dhe 10 mijë raketa’. Sipas tij, shërbimi sekret ka bërë të mundur dërgimin e këtyre armëve tek Hashim Thaçi, me qëllim që të organizohet ofensiva e madhe që është bërë dy javë më pas.......(Koshare _ Pashtrikut)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat