Presidenti Thaçi niset drejt Hagës

Aktuale

Presidenti Thaçi niset drejt Hagës

Më: 22 prill 2018 Në ora: 19:05
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për në Hagë.

Me ftesë të Institutit prestigjioz holandez, “Clingendael Institute”, presidenti Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Hagë, ku nesër do të mbajë një ligjëratë para përfaqësuesve shtetëror, diplomatëve, gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Thaçi pritet të mbajë një ligjëratë me temën “Vizioni, sfidat dhe mundësitë për Kosovën”, ku më pas do të ketë një bashkëbisedim dhe debat më të pranishmit.

Pas ligjëratës, presidenti Thaçi do të merr pjesë në promovimin e librit “New State, Modern Statesman” i shkruar nga gazetarët britanikë, Roger Boyes dhe Suzy Jagger, thuhet në komunikatën për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat