Qeveria miraton planin për adresimin e sfidave të raportit të progresit

Aktuale

Qeveria miraton planin për adresimin e sfidave të raportit të progresit

Më: 23 prill 2018 Në ora: 09:49
Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka aprovuar Planin Aksional për Adresimin e Sfidave të Raportit të Progresit, ku kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se plani është kontribut i zyrës së kryeministrit, bashkë me Ministrinë e Integrimeve, andaj do vazhdojmë së bashku.

“Duhet të mobilizohemi të punojmë që të avancojmë rrugën drejt në BE. Jo me i identifiku sukseset po problemet dhe sfidat dhe ato probleme me i kthyer në një plan veprimi për sfidat që janë gjet në raportin e progresit. Jemi të interesuar të punojmë për këtë”, tha  ai.

Ndërsa, ministrja e Integrimit Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se raporti i vendit nuk është vetëm përgjegjësi e MIE por e gjithë ministrive, dhe jo e qeverisë por e gjithë vendit.

Zv.kryeministri Enver Hoxhaj, tha se vendet e rajonit kanë përvoja të ndryshme se si e kanë shndërruar në prioritet integrimin evropian.

“Edhe këshilli për MSA që përbëhet prej parlamentit ta gjejë një modalitet si të përfshihemi si Kosovë. Ta mendojmë një rikonstrukturim të ekipit që merret me agjendë evropiane meqenëse sfidat që adresohen nuk janë vetëm të qeverisë, partive politike por do ishte qasje më e mirë për rrugën në BE”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat