Veseli për të pagjeturit: Serbia s’do të mund t’i shmanget llogarisë

Aktuale

Veseli për të pagjeturit: Serbia s’do të mund t’i shmanget llogarisë

Më: 23 prill 2018 Në ora: 11:38
Ilustrim

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka bërë homazhe para përmendores kushtuar personave të zhdukur, prej nga u zotua se asnjëherë nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për ta

“Ne nuk do ndalemi së kërkuari drejtësi dhe të vërtetën për qytetarët tanë të pagjetur. Serbia kurrë nuk do të mund t’i shmanget llogarisë për këtë”, ka shkruar Veseli.

Homazhe me këtë rast bëri edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili vlerësoi se të pagjeturit mbeten tema më e dhimbshme që ka vendi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat