Haga bëhet gati për prezantimin e biografisë së Thaçit

Aktuale

Haga bëhet gati për prezantimin e biografisë së Thaçit

Më: 23 prill 2018 Në ora: 15:23
Instituti prestigjioz holandez, “Clingendael Institute”

Instituti prestigjioz holandez, “Clingendael Institute”, është bërë gati për ligjëratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi për pak minuta pritet t’i drejtohet shumë përfaqësuesve shtetëror, diplomatëve, gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Presidenti Thaçi do të mbajë një ligjëratë me temën “Vizioni, sfidat dhe mundësitë për Kosovën”, ku më pas do të ketë një bashkëbisedim dhe debat më të pranishmit.

Pas ligjëratës në presidenti Thaçi do të merr pjesë në promovimin e librit “New State, Modern Statesman” i shkruar nga gazetarët britanik, Roger Boyës dhe Suzy Jagger.

Në Institut tashmë kanë arritur kopjet e para të librit, të cilat autorët bashkë me Thaçin pritet ti shpërndajnë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat