Kush do ta nënshkruajë marrëveshjen Kosovë-Serbi?

Aktuale

Kush do ta nënshkruajë marrëveshjen Kosovë-Serbi?

Më: 23 prill 2018 Në ora: 16:11
Ilustrim

“Marrëveshja detyruese juridike e Kosovës dhe Serbisë ka filluar të përjetohet si një dekoratë për trimëri, si një kasetë që do të vendoset në shirit dhe do të thuhet ‘po, ne e bëmë’”.

Ndoshta bashkëpunëtorët ambiciozë të kryetarit do ta propozojnë për Çmimin Nobel të Paqes, bashkë me Thaçin, nuk do të çuditesha”, ka thënë gazetari nga Beogradi Boshko Jakshiq.

Jakshiq, siç përcjell portali Kossev, ka treguar se edhe kush mund ta nënshkruajë atë marrëveshje:

“Finesat e shkrimit të marrëveshjes, një marrëveshje kaq e komplikuar dhe serioze çfarë do të jetë ajo, kërkon shumë dije profesionale dhe punë. Shumë e rëndësishme është që finalizimi i këtij procesi, të paktën nga ana jonë, të mos përfundojë ashtu siç ka filluar. E ka filluar kur nisen negociatat e para në Vjenë ndërmjet delegacionit të Jugosllavisë së atëhershme e Kosovës. Ato bisedime përfunduan pa shënime zyrtare të palës sonë. Pra, jo seriozisht. E tash duhet ballafaquar me marrjen para sysh të çdo presjeje në marrëveshje. Kush do ta shkruajë? Me siguri atë do ta shkruajnë disa ekspertë”.

Ai ka vërejtur se BE një kohë të gjatë ka insistuar vetëm për njëfarë stabiliteti në Kosovë, ndërsa ka shtuar se duhet falënderuar rusët që Brukseli ka filluar të shfaqë interesim edhe për sfera të tjera e jo vetëm për Kosovën”.

Duke folur për zgjidhjen e mundshme, Jakshiq ka thënë se do të ishte mirë që zgjidhja dhe marrëveshja të kishte garancinë e pesë vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB –së, por, ai tha se nuk beson se kjo do të ndodhë.

“Marrëveshja do të mbetet në kornizat e Bashkimit Europian, ndërsa përkrahjen në prapavijë do ta ketë nga amerikanët, ashtu siç e kanë përkrahur deri më tash në Bruksel duke qëndruar në dhomën ndihmëse derisa bisedonin negociatorët e Serbisë e të Kosovës”, ka thënë Jakshiq.

“E sa u përket rusëve, të përkujtojmë se rusët kanë thënë se ata do ta pranojnë çdo zgjidhje që e pranon Beogradi pa marrë para sysh se rusëve nuk u pëlqen që të zgjidhet çështja Kosovës , pasi me të iu humb një kanal shumë i rëndësishëm i ndikimit të tyre, të paktën në Serbi” ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat