Vjosa Osmani: Koalicioni me 52 vota mund të krijojë vetëm kriza

Aktuale

Vjosa Osmani: Koalicioni me 52 vota mund të krijojë vetëm kriza

Më: 23 prill 2018 Në ora: 16:56
Vjosa Osmani

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka bërë një koment mbi nismën e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për krijimin e një platforme për bashkimin e spektrit politik për pesë tema me interes kombëtar.

“Një koalicion me 52 vota nuk mund të gjejë zgjidhje as për tema të vogla e lëre më të krijojë konsensus për tema të mëdha”, ka thënë Osmani përmes Facebook.

“E vetmja gjë në të cilën janë treguar shumë të zhdërvjelltë është krijimi i krizave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat