Visar Ymeri i jep përgjigje platformës së Kadri Veselit

Aktuale

Visar Ymeri i jep përgjigje platformës së Kadri Veselit

Më: 23 prill 2018 Në ora: 17:48
Visar Ymeri

Visar Ymeri, nga Grupi i Deputetëve të Pavarur ka thënë se propozimi i kryetarit të PDK-së për një platformë të përbashkët të partive politike kosovare rreth temave të interesit nacional, është një propozim që lë shumë për të dëshiruar, pasi sipas tij, temat të cilat parashihen të diskutohen nuk janë prioritet për qytetarët e Kosovës.

“Ajo që mori emrin “Platformë”, këtë radhë e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, nuk përmban asgjë tjetër përveç se një thirrje për bashkërendim mes forcave politike e shoqërisë civile për ‘temat e mëdha’ të Republikës së Kosovës. Platforma lë shumë për të dëshiruar. Së pari një pjesë e ‘Temave e mëdha’ janë megjithatë tema sporadike për interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Asnjë sondazh kurrë, e asnjë rezultat zgjedhor (këto si mënyra të shprehjes së vullnetit të qytetarëve) nuk e kanë nxjerrë kurrë Dialogun me Serbinë e as Bashkësinë e Komunave me Shumicë serbe si prioritete parësore të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Ymeri.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat