Shala: Asociacioni nuk do të bëhet pa u nënshkruar marrëveshja finale me Serbinë

Aktuale

Shala: Asociacioni nuk do të bëhet pa u nënshkruar marrëveshja finale me Serbinë

Më: 23 prill 2018 Në ora: 22:09
Blerim Shala

Këshilltari politik i Presidentit Hashim Thaçi është i ftuar në emisionin Pressing.

Blerim Shala thotë se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe nuk do të bëhet pa u nënshkruar marrëveshja finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

 “Nuk do të bëhet Asociacioni pa e bërë marrëveshjen obligative, këtë e them fare hapur’, tha Shala në Pressing të T7.

“Kjo është çështje që do të përfundojë në kuadër të marrëveshjes gjegjësisht obligative. Nuk mund ta ndajmë. Ne mund ta trajtojmë si temë të veçantë por objektivisht do të përfundojë si një prej anekseve të marrëveshjes obligative’, shtoi ai.

“Nuk janë tema të lehta. Drafitimi i statutit të Asociacionit është një proces tejmase i ndërlikuar sepse ka dallime diametralisht të kundërta në mes nesh dhe palës serbe’, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat