Selmanaj jep detaje për tryezën e LDK-së, Nisma konfirmon pjesëmarrjen

Aktuale

Selmanaj jep detaje për tryezën e LDK-së, Nisma konfirmon pjesëmarrjen

Më: 23 prill 2018 Në ora: 23:31
Driton Selmanaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka folur rreth propozimit të partisë së tij për t’i mbledhur partitë politike në një tryezë të përbashkët – për të diskutuar, ndër të tjera, edhe për zgjedhje të parakohshme.

Selmanaj ka thënë në emisionin “DPT”, se Partia Demokratike e Kosovës e ka kopjuar idenë e LDK’së, duke propozuar një platformë për unitet politik për temat e mëdha.

Sipas tij, një numër jashtëzakonisht i madh i partive, përfshirë partitë që janë në pushtet, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së LDK’së për tryezë, të mërkurën.

“Nesër do të jemi në fazën përfundimtare të konfirmimit. Nisma dhe AAK kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë”, ka thënë Selmanaj.

Pak minuta pas deklaratës së Selmanajt, shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka konfirmuar pjesëmarrjen e partisë së tij në tryezë.

Selmanaj po ashtu ka bërë të ditur se në tryezë do të marrin pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje, dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur.

Selmanaj ka thënë se në tryezë do të jenë një numër i madh i partive politike shqiptare dhe joshqiptare.

“U kemi bërë ftesë të gjithave, edhe partive serbe”, ka treguar ai.

Ai ka thënë se nesër do të kuptohet qartë se cilat parti do të jenë pjesë e tryezës së thirrur nga LDK’ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat