Sherifi: Thaçi, s’duhet t’i udhëheq bisedimet me Serbinë

Aktuale

Sherifi: Thaçi, s’duhet t’i udhëheq bisedimet me Serbinë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 14:02
Bilall Sherifi

Kosova duhet të ketë konsensus për ta mbrojtur interesin nacional dhe shtetëror. E presidenti i vendit Hashim Thaçi, nuk është njeriu i duhur për t’i udhëhequr bisedimet me Serbinë.

Kështu u tha në tryezën me temë “Në kërkim të konsensusit: Dialogu Kosovë-Serbi dhe perspektiva zgjeruese e BE-së”,  organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)  dhe të mbështetur nga fondacioni kosovar për shoqëri të hapur.

Deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca  tha se Kosova duhet të ketë konsensus,  për ta mbrojtur interesin nacional dhe shtetëror dhe jo për t’ia a plotësuar dëshirën apo agjendën personale ndonjë figure politike. Sipas tij jo çdo agjende zyrtare, institucionale është duke e mbrojtur interesin shtetëror. Ndërsa tha se  VV refuzon të marrë pjesë,  në krijimin e një konsensusit, i cili nuk është në interes të shtetit të Kosovës.

Konjufca: Dialogun ta udhëheq Qeveria, jo presidenti

“ Qeveria e Kosovës po lëviz ne drejtim të gabueshëm. Fotografia e Ramush  Haradinajt, duke ia dorëzuar në dorë Thaçit një platformë, të cilën vet Thaçi e ka shkru, ia ka dhënë Ramushit, e ky tash në mënyrë kurtuazie ia dorëzon Thaçit kur Thaçi të bëhet përfaqësues i dialogut, kjo është me të vërtetë skandaloze. Ne jemi sipas një rezolute të Kuvendit të Kosovës, që dialogun ta udhëheq Qeveria e Kosovës, e jo presidenti. Qeveria duhet ta udhëheq dialogun. Kurse kuvendi duhet të jetë epiqendër e këtij zhvillimi, me raporte shumë të shpeshta të qeverisë, e cila jep raport në Kuvend. Për këtë ka rezolutë. E kryeministri nuk po e respekton rezolutën.  Pse po e them këtë, që është skandaloze. Se kryeministri krejt argumentet i ka në dorë të veta, legjitimitetin, të drejtën, rezolutën e kuvendit dhe shkon e shkruan një rezolutë, ku  i thotë Thaçit, që po ta dorëzoj dialogun me Serbinë. Këto nu k na duhen prandaj unë prej zhvillime krejt të ndryshme”, tha Konjufca.

E deputeti i AAK-së Ahmet Isufi tha se institucionet e Kosovës,  duhet ta bartin përgjegjësinë e plotë dhe mos të ketë më nevojë për  devijime nga procesi i dialogut me Serbinë, por duhet të mbrohen interesat e shtetit të Kosovës.

Isufi: Është një temë që po vlon në Kosovë

“Është një temë e cila po vlon në Kosovë, për të ia dhënë drejtimin këtij dialogu.  Është marrëveshje, e institucioneve partive politike, e Kuvendit se si do të përcaktohet dhe kush do ta udhëheq këtë dialog. E dini deklaratën e kryeministrit se ka shume probleme te brendshme, me të cilat do të merren. Sepse ndryshimet që mund të bëhen në vend dhe ecjet e Kosovës në drejtim të një zhvillimi ndryshe nga deri tani që ka ndodh mundëson dhe një imazh me të mirë dhe të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare.  Prandaj detyrat ndahen mes institucioneve,  por përgjegjësia përsëri mendoj se duhet të jete ne Kuvendin e Kosovës,  duke e bëre një ofrim të partive politike,  të cilat duhet ta monitorojnë ketë proces”, tha ai.

Deputeti i Nismës Bilall Sherifi, tha se ai është kundër që presidenti Thaçi t’i udhëheq këto bisedime, duke pasur parasysh rezultate e deritanishme. .

Sherifi: Thaçi, s’duhet t’i udhëheq bisedimet me Serbinë

“Duhet sinqerisht hapur, të flasim se  presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk duhet ta udhëheq apo duhet  t’i udhëheq bisedimet në fazën finale. Nëse jemi te kënaqur me rezultatet që ka arritur ky kapiten i këtij ekipi, le të ia vazhdojmë. Pa marrë parasysh tash a luan në mesfushë, a luan në sulm. Unë shtroj pyetjen tash,  a jemi të kënaqur me rezultatet që ka pasur Kosova ne bisedime me republikën e Serbisë në procesin pothuajse tani e 7,8 vjeçar të bisedimeve. E  krejt ky debat a duhet tash Qeveria a presidenti,  në fakt fshihet e vërteta e saj a duhet Hashim Thaçi apo s’duhet. Unë mendoj që nuk duhet Hashim Thaçi personalisht. Jo pse është president,  por se ka një trashegimi në  procesin e bisedimeve. Te gjithë e dinë, cilat janë rezultatet. Askush nuk është i kënaqur... Në gjuhen e sportit, një ekip e tillë bie nga liga, jo më të avancohet ne champions ligë. Këtu tash po thuhet h ajt ta qojmë në’ Champions Lige’.. Kemi probleme me te njëjtin njeri,  jo me institucionin. Kur ishte kryeministër, epiqendra e vendimmarrjes në Kosovë ishte kryeministri.  Tani kur është bërë president, epiqendra e vendimmarrjes shndërrohet presidenca.   Është iluzion të besohet se vetëm se ke ndërruar pozicion, do të ndryshosh qasjen”, tha ai.

Ndërkaq Agron Bajrami, autor i këtij raporti tha se ka një kohë që shoqëria civile insiston se konsensus është i domosdoshëm. Ndërsa tha se tani janë të detyruar ta ndërtojnë një platformë për bisedimet të cilat duhet të përfundojnë me një marrëveshje përfundimtare.

Bajrami: Është momenti, për ndërtimin e një platforme për bisedime

“ Tani është momenti,  ku të jemi të detyruar të ndërtojmë një platformë për bisedimet,  të cilat duhet të përfundojnë me një marrëveshje përfundimtare.... Do të kisha dëshirë që debati sot të orientohet më shumë se çka saktë është e mundur të bëhet, në kuptim të arritjes së konsensusit dhe të arritjes,  apo hartimit të një strategjie konsensuale të Kosovës për dialog dhe nëse ajo strategji do të mund të adresonte dhe problemet që ne i kemi në raport me BE-në, e jo vetëm problemet që i kemi në raport me Serbinë“, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat