Haradinaj: Sllovenia do të ndihmojë Kosovën drejt EU-së dhe NATO-s

Aktuale

Haradinaj: Sllovenia do të ndihmojë Kosovën drejt EU-së dhe NATO-s

Më: 24 prill 2018 Në ora: 19:02
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës ka falënderuar Slloveninë për përkrahjen që ka dhënë sipas tij për kryesimin e Kosovës në organizatën për çështje të sigurisë SEECP.

Në një postim në profilin e tij në Twitter. Haradinaj po ashtu ka shkruar se “Kosova dhe Sllovenia” historikisht kanë pasur marrëdhënie brilante mes vete”.

“Kjo do të fuqizojë Kosovën për të përmbyllur edhe bisedimet me Serbinë si dhe rrugëtimin drejt integrimit në EU dhe NATO”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat