Apostolova: Kosova t’i shfrytëzojë mundësitë për t’i bindur vendet e BE-së që s’e kanë njohur

Aktuale

Apostolova: Kosova t’i shfrytëzojë mundësitë për t’i bindur vendet e BE-së që s’e kanë njohur

Më: 25 prill 2018 Në ora: 11:24
Shefja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova

Shefja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, ka thënë se Kosova është vend në nivel të barabartë më partnerët tjerë, dhe se ajo duhet të mendohet me kujdes se si t’i shfrytëzojë ato dhe si mund të përfitojë në mënyrë që edhe vendet tjera të binden dhe të rimendojnë qëndrimin e tyre në një të ardhme të afërt për Kosovën.

Apostolova në konferencën në konferencën e Grupit për Hulumtimin e Politikave në Ballkan me temën "Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformave, Bashkëpunimi rajonal dhe Integrimi Evropian", shtoi se sa i përket strategjisë së zgjerimit nuk do të ketë lehtësira ose rrugë të shkurtra, ka edhe çështje të tjera në strategji.

“Nëse me duhet të them se çfarë sjell raporti, mund të them se sjell një pasqyrë të përzier.

Kosova ka bërë përparime siç ka qenë demarkimi, dhe ky është sukses madhor sepse për një kohë të gjatë ka qenë çështje e hapur.

Raporti për Kosovën po ashtu thekson shumë çështje të hapura, si është fusha e rendit dhe ligjit dhe duam të shohim shumë progres, pastaj luftimi i krimit dhe korrupsionit”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat