Seanca e Kuvendit vazhdon nesër

Aktuale

Seanca e Kuvendit vazhdon nesër

Më: 25 prill 2018 Në ora: 14:37
Kuvendi i Kosoves

Nesër do të vazhdoj seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Seanca do të nis nga ora 10:00, ku në rënd dite janë 12 pika.

Më poshtë e gjeni rendin e ditës:

1. Votimi i Projektligjit nr. 06/L-061 për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar,

2. Votimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e gjashtë (6) anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

3. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

4. Votimi i Mocionit nga Interpelanca, në lidhje me Sistemin informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore publike dhe private në Republikën e Kosovës,

5. Votimi i rekomandimeve nga Debati parlamentar, në lidhje me skandalin e mishit të prishur të ardhur nga Belgjika, si dhe cilësinë dhe sigurinë e ushqimit në Kosovë,
6. Votimi i rekomandimeve nga Debati parlamentar, në lidhje me korrupsionin si kriter për liberalizim të vizave,

7. Votimi i rekomandimeve nga Debati parlamentar, në lidhje me sigurinë e fëmijëve në përdorimin e internetit në Kosovë,

8. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë (6) shtetasve turq.

9. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë,

10. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës,

11. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar “Deputetët e Pavarur”, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017,
12. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat