Gjykata e Apelit i lë në paraburgim studentët e SKV-së

Aktuale

Gjykata e Apelit i lë në paraburgim studentët e SKV-së

Më: 25 prill 2018 Në ora: 15:44
Nga konferenca dhe protesta e SKV-së

Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtësve të aktivistëve të SKV-së, të paraqitura kundër caktimit të paraburgimit nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuar ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurve K.M., P.D., H.K.,K.G.,J.Sh. dhe E.Sh”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Në këtë mëntyrë, Apeli e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 14 prill 2018.

Personat në fjalë po dyshohen nga ana e prokurorisë, se kanë kryer në bashkëveprim  veprën penale” Sulm ndaj personit zyrtar, në kryerjen e detyrave zyrtare” të paraparë me Kodin t Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit vlerëson se  shkalla e parë, drejt ka gjetur se meqenëse ekziston dyshimi bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale të lartcekur, ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj tyre, konform dispozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat