GDP arrin marrëveshjen e parë

Aktuale

GDP arrin marrëveshjen e parë

Më: 25 prill 2018 Në ora: 15:55
GDP

12 deputetët e dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje janë duke u përgatitur të formojnë një parti të re.

Por burimet e Indeksonline mësojnë që grupi i deputetëve të pavarur ka arritur marrëveshje me Kryetaren e Partisë Social Demokrate të Kosovës, Kaqusha Jashari për të marrë emrin e kësaj partie.

Në një prononcim, Kaqusha Jashari ka thënë se është ende herët për të folur për këtë çështje.

“Është ende herët me fol për këtë çështje, mundeni me pyet dikë nga deputetet e pavarur më së miri” ka thënë shkurtë Jashari.

Ndryshe, edhe deputetja Shqipe Pantina kishte thënë dje se është rënë dakord që subjekti tyre të jetë me objektiv socialdemokrat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat