Haziri: Liberalizimin dhe ushtrinë i ka dëmtuar mungesa e dialogut të brendshëm politik

Aktuale

Haziri: Liberalizimin dhe ushtrinë i ka dëmtuar mungesa e dialogut të brendshëm politik

Më: 25 prill 2018 Në ora: 17:44
Pamje nga konferenca

Mungesa e konsensusit dhe e një stabiliteti politik janë duke ndikuar negativisht në zhvillimin e Kosovës dhe përfundimit të çështjeve të rëndësishme për Kosovën.

Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan me temën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i reformave, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian”.

Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se liberalizimin dhe ushtrinë i ka dëmtuar mungesa e dialogut të brendshëm politik.

“Përveç mosstabilitetit të qëndrueshëm, Kosova nuk ka një konsensus të qëndrueshëm.. nuk ka një format që vazhdon pavarësisht përfaqësimit qeverisës. Liberalizimin e vizave dhe ushtrinë definitivisht i ka dëmtu mungesa e dialogut të brendshëm politik. Ne i kemi zgjedhur problemet me Serbinë në aspekt të të drejtave të njeriut. Ndërsa Serbia këtë problem e ka bërë territorial. Për Serbinë kjo është tokë, nuk i intereson sa serbë jetojnë, por i interesojnë sa ka hapësirë këtu ka që me pru serbë me jetu”.

“Një pjesë e spektrit politik e Republikës së Kosovës ka qenë e përqendruar te e bëshmja…Ekstremi tjetër i cili ka qenë vetëm te e dëshirueshmja, e cila po nuk u ballafaqua me kufizimet, shumë lehtë shndërrohet në mendim utopik. Duhet ta marrim një pozicion tjetër i cili e krijon një sintezë të këtyre dyjave”, tha Visar Ymeri nga Grupi i Deputetëve të Pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat