Kosova i përgjigjet Gjuriqit rreth FSK-së

Aktuale

Kosova i përgjigjet Gjuriqit rreth FSK-së

Më: 25 prill 2018 Në ora: 19:27
FSK

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq,  dje u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që të mos bëhen pjesë e Ushtrisë së Kosovës, duke i paralajmëruar ata se do të dënohet sipas Ligjit penal të Serbisë ku pjesëmarrja në formacionet ilegale të armatosura është e dënueshme deri në dhjetë vite burgim.

Ai tha se formimi i Ushtrisë së Kosovës është ilegal dhe bie ndesh me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen e Kumanovës dhe është kundër qëllimeve të shtetit serb, e kjo, sipas tij, është stabiliteti afatgjatë.

Lidhur me këtë deklaratë, nga Qeverinë e Kosovës thonë se FSK është institucion i cili ka të integruar të gjithë pjesëtarët e komuniteteve.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk i komenton prononcimet elektorale të askujt e në këtë rast as të Marko Gjuriq. Deklaratat e tilla janë të papranueshme dhe kjo çështje i acaron marrëdhëniet fqinjësore. FSK është institucion i cili ka të integruar të gjithë pjesëtarët e komuniteteve”, është thënë në një përgjigje nga Zyra e Informimit në Qeverinë e Kosovës.

Shkrim e plotë mund të lexoni këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat