Sherifi: Thaçi abuzues për pushtetin që ka, Limaj ta udhëheqë dialogun Kosovë – Serbi

Aktuale

Sherifi: Thaçi abuzues për pushtetin që ka, Limaj ta udhëheqë dialogun Kosovë – Serbi

Më: 26 prill 2018 Në ora: 21:46
Bilall Sherifi

Nënkryetari i Nismas Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka kritikuar Presidentin Hashim Thaçi për shkak të rezultateve që sipas tij ishin jo efektive të dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Në Zona e Debatit, Sherifi madje e cilësoi presidentin si abuzues për shkak të pushtetit që posedon.

Shefi i grupit parlamentar të Nismas, pati dhe një propozim për njeriun e duhur që duhet të udhëheq dialogun e Brukselit:

”Të gjithë kemi kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve”.

”Është e mundshme të ndahen që të ndiqet modeli i qeverisë së Vjenës e të krijohet ekipi i uniteti që do të harmonizonte temat e mëdha”.

”LDK ishte e para që ka ftuar një tryezë të tillë. Duhet të ndryshohet esencialisht qasja ndaj dialogut. E për tu ndryshuar qasja duhet të ndryshohen edhe njerëzit”.

”Ishte kryeministër, udhëhoqi bisedimet, e tani është president e nuk ka ndryshim të personit”.

”Qeveria duhet ta udhëheq dialogun, nuk duhet ta bart tek presidenti. Thaçi është i njohur me gadishmërinë e abuzimit me pushtetin që e ka”.

”Vjen e dorëzon një letër nëse do pranoje nëse do mos e prano. Të heqim dorë të gjithë nga egot e tyre e më pas mund ta shohin Kosovën në progres”.

”Nëse dhe PDK nuk ka të duhurin për ta udhëhequr dialogun ne po ua ofrojmë Fatmir Limaj".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat