Rinisin kërkimet për dy policët që ranë me veturë në lumin Lepenc

Aktuale

Rinisin kërkimet për dy policët që ranë me veturë në lumin Lepenc

Më: 29 prill 2018 Në ora: 10:14
Vendi i ngjarjes

Njësiti i zhytësve të FSK-së, bashkë Policinë e Kosovës, kanë rinisur mëngjesin e sotëm kërkimin për dy trupat e dy zyrtarëve policorë që janë zhdukur në lumin Lepenc.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Mbrëmë  dy policët M.D. dhe A.T. janë rrokullisur në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, me veturë zyrtare, prej ku trupat e tyre janë zhdukur.

Aksioni për kërkimin e tyre po vazhdon edhe sot, pasi që mbrëmë kërkimet për t’i gjetur trupat e tyre janë zhvilluar deri vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat