Zhvillime të reja, disa persona u arrestuan për djegen e shteasit të Kosovës brenda makinës

Aktuale

Zhvillime të reja, disa persona u arrestuan për djegen e shteasit të Kosovës brenda makinës

Më: 6 maj 2018 Në ora: 10:51
Vetura e djegur

Disa persona u shoqëruan gjatë natës në Derven të Fushë-Krujës për mjetin e djegur, brenda të cilit u gjet një trup i pajetë dhe i djegur.

Disa nga ata, pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë, ndërkohë që të tjerë vazhdojnë të mbahen në vëzhgim.

Burime policore thanë se kanë marrë pamje filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë pranë disa objekteve rrugës dhe pranë vendit ku u gjet makina e djegur.
Nga pamjet duket se në makinë janë dy persona, Xhavit Osmani nga Mitrovica dhe një person tjetër i paidentifikuar. Ky person dyshohet se e ka vrarë dhe më pas djegur makinën bashkë me personin brenda.

Dyshimet janë se kufoma e seksit mashkull i përket Xhavit Osmanit nga Mitrovica, të cilin familjarët e kanë shpallur të zhdukur.

Pritet ADN-ja dhe ballafaqimi me familjarët për të saktësuar nëse është kështu apo jo.
Ndërkohë policia ka zbuluar se makina është e Xhavit Osmanit, i cili disa ditë më parë ka hyrë nga Morina në Shqipëri.

Makina e shkrumbuar me trupin e njeriut brenda u gjet në anë të një are në Derven të Fushë Krujës.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth 250 metra larg rrugës kryesore në një zonë rurale. Fillimisht ishin banorët e zonës që panë automjetin duke u djegur dhe lajmëruan policinë. Burimet saktësuan se automjeti ka hyrë në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar të Morinës rreth pesë ditë më parë.
Trupi i pajetë është i karbonizuar çka vështirëson identifikimin e viktimës. Ekspertët e kriminalistikës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Ndërsa ekipet mjeko-ligjore kanë marrë kufomën nga automjeti i djegur për t’i bërë ekspertizën dhe AND-në në morgun e QSUT në kryeqytet.
Një grup i specializuar nga Policia e Durrësit, Prokuroria e Krujës dhe Sektori i Krimeve të Rënda po heton rreth ngjarjes, ndërsa po verifikohen të gjitha denoncimet për largime nga banesa, apo për ngjarje të rënda, të cilat mund të kenë qenë shkak për këtë veprim çnjerëzor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat