Deputetja e Vetëvendosjes tregon se kush e la Kosovën pa ushtri

Aktuale

Deputetja e Vetëvendosjes tregon se kush e la Kosovën pa ushtri

H.Orana Nga H.Orana Më 6 maj 2018 Në ora: 19:48
Ilustrim

Çështja e ushtrisë së Kosovës ende nuk ka përfunduar. Madje, ende po shihen pengesa në formimin e saj.

Kjo pasi është kërkuar që ajo të bëhet me ndryshime kushtetuese, përfshirë këtu edhe përkrahjen e pakicës. Në këtë rast, Lista Serbe është kategorikisht kundër formimit të ushtrisë së Kosovës, duke e zvarritur kështu edhe më tutje këtë proces.

Image
Drita Millaku

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Drita Millaku, që është edhe anëtare e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, thotë se çështjen e ushtrisë deri në këtë gjendje e kanë sjellë politikat e gabuara dhe kompromiset e dhimbshme nga qeveritë e pasluftës.

“Këtë situatë e kanë sjellë politikat e gabuara dhe kompromiset e dhimbshme që qeveritë e pasluftës i kanë bërë. Nuk kanë pasur strategji fare dhe nuk kanë menduar për strategji afatgjate, por vetëm për interesa momentale”, thotë deputetja Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat