Krerët e Sindikatës së Policisë në takim me Rexhën

Aktuale

Krerët e Sindikatës së Policisë në takim me Rexhën

Më: 7 maj 2018 Në ora: 16:15
Krerët e Sindikatës së Policisë në takim me Naim Rexhën

Ushtruesi i drejtorit të Policisë së Kosovës Naim Rexha ka pritur sot në një takim krerët e Sindikatës së Policisë Valbona Kamberi dhe Shaban Tasholli.

Gjatë këtij takimi u diskutuan tema të ndryshme që janë në interes të zhvillimit dhe avancimit të organizatës policore në fusha të ndryshme.

Përveç tjerash temë diskutimi ka qenë edhe çështja e mirëqenies së punonjësve të Policisë , e cila u cilësua si një ndër diskutimet me interes të veçantë dhe të nevojshëm për të gjithë punonjësit.

Të njëjtit u dakorduan për angazhim dhe bashkëpunim të përbashkët në këtë drejtim, të gjetjes së ndonjë mundësie apo zgjidhjeje ligjore në bashkëpunim edhe me institucionet relevante të shtetit, e cila do të ndikojë pozitivisht në mirëqenien e punonjësve të PK-së.     

Ushtruesi i detyrës së drejtorit falënderoi përfaqësuesit e sindikatës së PK-së për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në aspektin sindikal.

Njëkohësisht u vlerësua se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e  detyrave, përgjegjësive të sajë konform mandatit të saj Kushtetues dhe Ligjor 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat