Para takimit me Merkel, Thaçi nënshkruan kopje të librit biografik

Aktuale

Para takimit me Merkel, Thaçi nënshkruan kopje të librit biografik

Më: 9 maj 2018 Në ora: 09:19
Presidenti Hashim Thaçi duke nenshkruar librin

Presidenti Hashim Thaçi, i cili është duke qëndruar në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel, ka nënshkruar mbrëmë për të pranishmit kopje të librit biografik të tij.

Me këtë rast Thaçi ka thënë se Berlini është njëra ndër adresat më të rëndësishme politike në Evropë.

“Mbrëmë, pas ligjëratës në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie Ndërkombëtare, për përfaqësues shtetërorë, diplomatë, profesorë, gazetarë dhe pjesëmarrës të diasporës sonë, kam nënshkruar kopje të librit biografik “New State, Modern Statesman” të autorëve britanikë Roger Boyes dhe Suzy Jagger”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi sot në Berlin do të takohet me kancelaren Merkel, ata do të bisedojnë për tema të ndryshme të interesit të përbashkët. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat