Thaçi pas takimit me Merkel: Nuk do të ketë shkëmbim të territorit të Kosovës

Aktuale

Thaçi pas takimit me Merkel: Nuk do të ketë shkëmbim të territorit të Kosovës

Më: 9 maj 2018 Në ora: 19:02
Angela Merkel dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur para mediave pas përfundimit të takimit që pati me kancelaren gjermane, Angela Merkel përderisa po qëndron në Berlin.

Thaçi ka cilësuar se takimi ishte i shkëlqyer dhe se bashkë me kancelaren Merkel kanë biseduar për zhvillimet në rajon, progresin e arritur në Kosovë, për përpjekjet e institucioneve të vendit për zbatimin e të gjitha kritereve të nevojshme për liberalizimin e vizave.

“Ishte konstatim se raportet e fundit kanë qenë të shkëlqyera në të gjitha sferat.Gjermania ka qenë ndër shtetet më mbështetës të Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në shumë organizata. Ajo që më gëzoj më shumë është se shoh një besim të fuqishëm të kancelares për proceset e Kosovës dhe rajonit për të ardhmen drejt BE-së. Diskutuam edhe për mundësitë që Samiti i  Sofjes të jetë vërtetë suksese për të gjithë. Kam besim se edhe Borisov të luajë një rol të rëndësishëm në këtë proces ku Kosova merr pjesë si vendet e tjera”, ka thënë Thaçi.

Gjithashtu ka bërë të ditur se është diskutuar edhe për mundësinë e fillimit të një etape të re të dialogut Kosovë-Serbi.

“Unë kërkova nga kancelarja Merkel që të vazhdojë edhe në mënyrë më aktive edhe vetë edhe si Gjermani që të luajë rolin e vetë me gjithë energjinë e saj, kreativitetin e saj, dinamikën që të kornizojë këtë proces në mënyrë që raporti Kosovë-Serbi nga ai i kaluari, nga ai tani korrekt të kalojë në fazën e normalzimit të plotë, të një raporti evrpoian, të interesave të dyanshëm të pajtimit në mes dy popujve. Është konstatim  i përbashkët që marrëveshja përfundimtare ligjërisht obligative për të dy vendet, do të jetë me interes për të gjithë sepse edhe Kosova i bashkohet BE-së por edhe Serbia. Pa një raport evropian në mes dy vendeve nuk ka të ardhme evropiane prandaj duam që të kalojmë këtë fazë rreth një dinamike të re për zbatimin e proceseve. E ardhmja evropiane e dy vendeve ,varet nga të dy. Është e rëndësishme se Kosova e mirëpret me besim të plotë rolin e kancelares gjermane, Angela Merkel. Merkel mbtet shpresa, optimizmi dhe besimi ynë për të ardhmen në Evropë”, ka thënë tutje Thaçi.

Ndërkohë ai ka thënë se kancelarja gjermane Merkel mirëpret progresin e arritur në Kosovë, ratifikimin e demarkacionit si dhe vlerëson lartë raportet strategjike të Kosovës me Malin e Zi dhe vendet e tjera të rajonit.

“Gjithashtu edhe vlerësimin që tashmë bëjnë vendet evropiane për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe në qershor do të kemi një vlerësim nga KOmisioni Evorpian, gjatë vitit do të ketë liberalizim të vizave.Në asnjë rrethanë roli dhe angazhimi Mogherini është i pazëvendësueshëm pasi përfaqëson BE-në dhe shtetet anëtare por me Berlinin është një dinamikë e re dhe vetë Mogherini do të jetë më e fuqishme dhe do të ketë një mbështetje të gjerë të vendeve evropiane. Vlerësojmë rolin udhëheqës të zonjës Mogherini”, ka thënë Thaçi.

Në fund presidenti Thaçi ka shtuar se është konstatuar në mënyrë të përbashkët se çdo përpjekje për ndarje të Kosovës dhe shkëmbim të territoreve do të jetë e rrezikshme për rajonin dhe do të dëmtojë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat