Thaçi: Kosova është më fat që ka miq dhe aleatë si Gjermania

Aktuale

Thaçi: Kosova është më fat që ka miq dhe aleatë si Gjermania

Nga: A.M. Më: 9 maj 2018 Në ora: 20:37
Hashim Thaçi dhe Angela Merkel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është mirëpritur sot në një takim zyrtarë nga kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka shkruar se “Merkel mbetet shpresë për vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në BE, si kornizë e vetme e modernizimit të shoqërisë, demokratizimit, zhvillimit ekonomik dhe fqinjësisë së mirë”.

Postimi i plotë:

Sapo përfundova një takim shumë përmbajtjesor me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Me vizionin dhe lidershipin e saj, Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane. Merkel mbetet shpresë për vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në BE, si kornizë e vetme e modernizimit të shoqërisë, demokratizimit, zhvillimit ekonomik dhe fqinjësisë së mirë. Kosova është më fat që ka miq dhe aleatë si Gjermania, e cila na ka përkrahur në periudhat më të vështira historike, në jetësimin e aspiratës për liri, pavarësi, shtetndërtim dhe në integrimet euroatlantike. HTH 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat