FSK me marsh nderon dëshmorët

Aktuale

FSK me marsh nderon dëshmorët

Më: 10 maj 2018 Në ora: 15:07
FSK me marsh nderon dëshmorët

Në kuadër të “Javës së heronjve dhe dëshmorëve të Komunës së Rahovecit”, Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë mbajtur Marsh në nderim të jetës dhe veprës së të rënëve për liri.

Marshin e tyre trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë filluar me vendosjen e kurorave me lule tek shtatoret e heronjve Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici, në Rahovec.

Marshi i FSK-së, ka vazhduar nëpër rrugën kryesore të qytetit, ku janë përshëndetur dhe janë duartrokitur nga shumë qytetar të cilët kishin dal për ti parë trupat e FSK-së.

 Më pas nderime dhe vendosje të kurorave me lule, janë bërë tek busti i heroit Mensur Zyberaj dhe varrezat e dëshmorëve në qytetin e Rahovecit dhe në fshatrat e kësaj komune.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat