Mesazhi gjerman, detaj që iu ka ikur: Ja si veproi Merkel me Izetbegoviqin, me Thaçin kjo gjë nuk ndodhi

Aktuale

Mesazhi gjerman, detaj që iu ka ikur: Ja si veproi Merkel me Izetbegoviqin, me Thaçin kjo gjë nuk ndodhi

Nga: P.R Më: 10 maj 2018 Në ora: 16:21
Takim e Angela Merkel me Hashim Thaçin, Bakir Izetbegoviq dhe Isa Mustafën

Gjatë ditës së djeshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur në takim nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

Në këtë takim, Thaçi edhe njëherë mori mesazhet e shtetit gjerman, të cilat ishin të qarta, luftojeni korrupsionin dhe krimin e organizuar, ndërsa çështja e liberalizimit të vizave nuk u përmend fare.

“Sapo përfundova një takim shumë përmbajtjesor me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Me vizionin dhe lidershipin e saj, Kosova ka një perspektivë të qartë evropiane. Merkel mbetet shpresë për vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në BE, si kornizë e vetme e modernizimit të shoqërisë, demokratizimit, zhvillimit ekonomik dhe fqinjësisë së mirë. Kosova është më fat që ka miq dhe aleatë si Gjermania, e cila na ka përkrahur në periudhat më të vështira historike, në jetësimin e aspiratës për liri, pavarësi, shtetndërtim dhe në integrimet euroatlantike”, shkruan Thaci në faqen e tij në facebook, pas takimit me kancelaren Merkel.

Ndërsa, sot gjatë ditës, Kancelarja Angela Merkel, ka pritur Kryesuesin e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq.

Por, nga fotot e publikuara nga të dy takimet, një detaj interesant ka rënë në sy.

Për ta pritur Izetbegoviqin, Angela Merkel ka organizuar edhe pritje shtetërore, me ç’rast takimin e ka nderuar edhe garda ceremoniale e Gjermanisë.  Kurse në pritjen e Thaçit kjo gjë nuk është parë.

Në fotot e publikuara nga takimi i presidentit të Kosovës me Kancelarën Merkel, shihet vetëm takimi kokë me kokë Thaçi-Merkel, dhe më pas fotot e bëra gjatë konferencës për media. Ndërsa pritja nga garda ceremoniale e Gjermanisë nuk është parë fare.

Po ashtu kujtojmë se në vitin 2015, Merkel kishte pritur në takim kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, akademik Isa Mustafën.

Atë kohë, pritja nga Merkel kishte qenë shumë ë ngrohtë, ku Mustafa kishte parakaluar së bashku me Merkel edhe para gardës ceremoniale të Gjermanisë.

Image
Hashim Thaçi nuk u prit me gardën ceremoniale nga Angela Merkel, Gjermani 9 Maj 2018
Image
Bakir Izetbegoviq, për dallim nga Thaçi, u prit me gardën ceremoniale nga Angela Merkel, Gjermani 10 Maj 2018
Image
Angela Merkel, me gardën ceremoniale kishte pritur kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, Gjermani 30 qershor 2015
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat