Kryeministri Ramush Haradinaj nesër do të mbajë mbledhjen e Qeverisë.
Takimi do të fillojë nga ora 09:00 në ndërtesën e Qeverisë.
Kujtojmë se në mbledhjen e kaluar, Haradinaj kishte kritikuar ministrat për mosprezencë në mbledhjen e Qeverisë.
Ai u kishte thënë se primare për ta duhet të jetë ky takim.