Delawie: FSK e ka fituar reputacionin si organizatë e besueshme dhe e aftë

Aktuale

Delawie: FSK e ka fituar reputacionin si organizatë e besueshme dhe e aftë

Më: 11 maj 2018 Në ora: 12:58
FSK

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka qenë prezent në ushtrimin fushor “Shqiponja 6” që përfundoi sot pas një jave zhvillimi, njofton Klan Kosova.

“Dëshiroj që ta përgëzoj Forcën e Sigurisë së Kosovës për kryerjen me sukses të ushtrimit “Shqiponja 6”, tha Delawie.

“Ky ushtrim për reagim ndaj fatkeqësive po mbahet në kohë të duhur dhe është shfaqje e shkëlqyeshme e shërbimeve thelbësore që FSK-ja ua ofron të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që kanë punuar përkrah Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me gjashtë vende të tjera, për ta organizuar këtë ushtrim”.

“Gjithsej ishin 88 ushtarakë amerikanë të përfshirë në ekzekutimin e ushtrimit “Shqiponja 6” gjatë dy javëve të shkuara. Ata përfaqësojnë Gardën Kombëtare të Ajovës (Iowa) dhe forcat ushtarake amerikane në Evropë. Jam tepër krenar për punën e përmbushur nga ushtarakët tanë bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë”.

Sipas tij, besimi i kosovarëve në FSK-në është i merituar pas që kjo organizatë e ka fituar këtë reputacion të të qenit e besueshme.

“Besimi i qytetarëve të këtij  vendi në Forcën e Sigurisë së Kosovës është mëse i merituar . FSK-ja e ka fituar reputacionin si organizatë e besueshme dhe e aftë. FSK-ja përfaqëson të gjithë segmentet  e shoqërisë kosovare dhe gjatë këtij ushtrimi e ka shfaqur gatishmërinë e saj për të qenë në krye të detyrës”.

“Shpresojmë të shohim FSK-në duke vazhduar përmirësimin e gjitha këtyre të arriturave tashmë mbresëlënëse dhe synojmë të punojmë përkrah saj në cdo hap”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat