Rikalo pezullon drejtorin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë

Aktuale

Rikalo pezullon drejtorin e Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë

Më: 11 maj 2018 Në ora: 13:37
Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo

Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, e ka pezulluar Elhami Hajdarin nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, njofton Klan Kosova.

“Pas shumë ankesave dhe padive të cilat janë adresuar nga fermerët kundër punës së këtij Agjencioni, si dhe konfirmimi nga Prokuroria që është hapur proces ndaj tij, unë kam marrë vendim për pezullim të z. Hajdari”, thuhet në njoftimin për media të ministrisë.

“Arsyeja e këtij vendimi lidhet me çështjen e korrupsionit”.

“Unë nuk mund të toleroj të vazhdoj në këtë mënyrë që të shkatërroj imazhin e Ministrisë së Bujqësisë. Zotëriu në fjalë për një kohë të gjatë është nën hetime nga policia dhe prokuroria dhe nga ky pozicion, si Drejtor i Agjencisë, ai nuk mund të ushtroj presion në proceset e hetuesisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat