Lidhja Demokratike e Kosovës ka ripërsëritur kërkesën për zgjedhje të parakohshme.
Shefi i deputetëve të kësaj partie, Avdullah Hoti në konferencës e rregullt javore ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të thërrasë tryezë për subjektet politike që të caktojnë datën e zgjedhjeve.
Sipas tij, me shtyrjen e 20 seancave si pasojë e mungesës së kuorumit, Kuvendi është jofunksional.
“Institucionet e kanë humbur legjitimitetin. Ministrat dhe kryeministri nuk po marrin pjesë, është humbur çdo kontroll i demokracisë, këto janë veprime të një qeverie autoritare por këtë s’do ta lejojmë”, ka thënë Hoti.
Ai ka shtuar se të gjitha vendimet e qeverisë Haradinaj do të anulohen nga qeveria e ardhshme.