Ekskluzive: Mësohet se kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Aktuale

Ekskluzive: Mësohet se kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Nga: D.RR Më: 12 maj 2018 Në ora: 17:01
Ramush Haradinaj

Qeveria aktuale me kryeministrin Haradinaj, siç duket i ka ditët e fundit si udhëheqës i vendit.

Tryezat politike po e mbajnë ende në këmbë këtë qeveri, shkruan "Bota sot", mirëpo pikërisht këto tryeza do t’i japin fund atij.

Burimet e brendshme të “Bota sot”, mësojnë se zgjedhjet e ardhshme në vend do të mbahen në vjeshtën e këtij viti, ndërsa po presin të zgjidhin disa çështje përmes tryezave, e kjo është arsyeja që zgjedhjet po vonohen.

“Janë disa çështje që po zgjidhen në tryezat politike, e menjëherë pas tyre, do kemi zgjedhje. Diku në mesin e vjeshtës”- thotë burimi.

Kujtojmë se për tryezën e radhës, ende asnjë parti politike nuk është deklaruar se do të jetë nikoqir i saj./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat