Haradinaj: Populli i Kosovës është krenar që ka në krah miqtë amerikanë

Aktuale

Haradinaj: Populli i Kosovës është krenar që ka në krah miqtë amerikanë

Më: 12 maj 2018 Në ora: 20:39
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sonte ka organizuar pritje për delegacionin nga Iowa, që gjatë kësaj jave kanë qëndruar për vizitë në Kosovë.

“Partneriteti ynë me shtetin e Ioëa-s u kurorëzua me një sërë marrëveshjesh të reja në fusha të ndryshme, që është dëshmi se ne kemi qenë bashkë për vite të tëra dhe se do të vazhdojmë rrugëtimin tonë bashkë”, ka vlerësuar Haradinaj.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Sonte, pata nderin të organizoj pritje për delegacionin nga Ioëa, që ishin me ne gjatë kësaj jave. Partneriteti ynë me shtetin e Iowa-s u kurorëzua me një sërë marrëveshjesh të reja në fusha të ndryshme, që është dëshmi se ne kemi qenë bashkë për vite të tëra dhe se do të vazhdojmë rrugëtimin tonë bashkë.

Kënaqësi e veçantë të pranoj çertifikatën e nderit nga Dhoma e Përfaqësuesve të Iowas për kontributin e dhënë në avancimin e raporteve ndermjet dy vendeve. Populli i Kosovës është krenar që ka në krah miqtë amerikanë.

Zoti e bekoftë Iowa-n, ShBA-në dhe miqësinë tonë të përhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat