Hoxhaj i reagon Vuçiqit për deklarimet ndaj Pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Hoxhaj i reagon Vuçiqit për deklarimet ndaj Pavarësisë së Kosovës

Më: 13 maj 2018 Në ora: 17:36
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Hoxhaj duke iu referuar prononcimeve të Vuçiq, ka theksuar se Pavarësia e Kosovës është vulosur nga vullneti e vendosshmëria e njerëzve por, jo nga politika e gabuar e Serbisë.

”Pavarësia e Kosovës është vulosur nga vullneti, sakrifica dhe vendosmëria e njerëzve, dhe jo nga politika e gabuar e Serbisë! Pavarësia jonë nuk është një triumf mbi Serbinë, por një e drejtë legjitime për të ekzistuar, si qytetarë dhe si shtet”, ka përfunduar ai reagimin e tij në Twitter.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat