Holanda pro ndryshimit të formatit të seancave për Kosovën

Aktuale

Holanda pro ndryshimit të formatit të seancave për Kosovën

Më: 14 maj 2018 Në ora: 17:54
Ambasadori i Holandës pranë OKB-së, Karel von Osterom

Ambasadori i Holandës pranë OKB-së, Karel von Osterom, ka mbështetur iniciativën amerikane për ndryshimin e formatit të mbajtjes së seancave të Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Ai gjatë fjalimit në seancën e sotme në Nju Jork, ku po diskutohet raporti i rregullt tremujor i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, tha se vendi i tij përshëndet ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat