Edhe Apeli liron nga akuzat ish kryetarin e Kushtetueses

Aktuale

Edhe Apeli liron nga akuzat ish kryetarin e Kushtetueses

Më: 15 maj 2018 Në ora: 15:26
Enver Hasani

Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur sipas ankesës, e ka liruar nga akuza të pandehurin E.H. për shkak të veprës penale “Mashtrimi në detyrë”.

Kolegji penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i kësaj gjykate, ka gjetur se nuk është provuar se ai ka kryer veprën penale në fjalë.

Me anë të vendimit të njëjtë, Gjykata e Apelit e ka aprovuar  ankesën së prokurores, lidhur më dy të akuzuarit tjerë të këtij rasti H.V. dhe A.R.

Aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë, i datës 18 tetor 2017,  është ndryshuar vetëm sa i përket vendimit për dënim, ashtu që  kjo gjykatë këta të akuzuar për veprën penale për të cilën janë shpallur fajtor i gjykon secilin me nga 1 vit burgim efektiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat