“Haradinaj disa prej z/ministrave t'i angazhojë si kosaqë për kositjen e livadheve”

Aktuale

“Haradinaj disa prej z/ministrave t'i angazhojë si kosaqë për kositjen e livadheve”

Nga: H.O. Më: 16 maj 2018 Në ora: 09:43
Qeveria Haradinaj

Gjatë një mbledhje të Qeverisë së Kosovës, kreu i saj, Ramush Haradinaj mbledhi të gjithë zëvendësministrat, 74 sa janë gjithsej dhe iu bëri thirrje ministrave që t’i angazhojnë ata në punë dhe detyra.

Profesor, doktor, Binak Maxharraj në një postim të tij në Facebook ka thënë se kryeministri Haradinaj nuk i ka njohur as gjysmën prej tyre, që mbajnë pozita të larta në qeveri.

Maxharraj shkruan se "menjëherë u lajmet njeri i cili kërkoi që disa prej z/ministra t'i angazhojë si kosaqë për kositjen e livadheve’.

Postimi i plotë:

Kryeministri Ramush Haradinaj i mblodhi të gjithë 80 z/ministrat gati sa nuk i zinte salla. Nuk i njohu as gjysmën prej tyre, ishin aq shumë. Tha për disa po punojnë, e për të tjerët tha se nuk ka haber së çka punojnë. Ani bëni apel të ministrat që të ju japin punë zv/ministravë. Menjëherë u lajmet njeri i cili kërkoi që disa prej zv/ministra t'i angazhojë si kosaqë për kositjen e livadheve.

Ndoshta do të këtë mirëkuptim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat