Zeka i kundërpërgjigjet Lladrovcit, ia përmend Azem Sylën, Xhavit Halitin, Rexhep Selimin...

Aktuale

Zeka i kundërpërgjigjet Lladrovcit, ia përmend Azem Sylën, Xhavit Halitin, Rexhep Selimin...

Më: 16 maj 2018 Në ora: 13:29
Deputeti Milaim Zeka

Deputeti Milaim Zeka i është kundërpërgjigjur Kryetarit të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit pasi që ai përmes një statusi në “Facebook” e ka akuzuar Zekën se është gazetar udbash duke paralajmëruar se do ta padisë atë për shpifjet që ka bërë në një emision televiziv.

Zeka në një prononcim për Indeksonline ka thënë se e mirëpret padinë që do të ia bëjë Lladrovci dhe se i qëndron pas të gjitha fjalëve që ka thënë dhe se për këtë do të ofroi si dëshmi në gjyq edhe tri letrat me nënshkrimin e Lladrovcit, ku sipas Zekës në to dëshmohet se kryetari aktual i Drenasit e ka akuzur Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin se qëndron pas vrasjes së veprimitarit të çështjes kombëtare dëshmorin, Behajdin Allaqi. Milaim  Zeka thotë se Ramiz Lladrovci përmes këtyre kërcënimeve ka arritur ta shantazhoi Presidentin Thaçi, ku përmes këtyre shantazheve ka arritur të bëhet ambasador dhe kryetar komune.

“Për këtë histori unë kam me dhjetëra dëshmitarë, janë letrat si dëshmija më e madhe, por janë edhe dëshmitë duke filluar prej djalit të Adem Jasharit që e din këtë histori dhe që përmendet në letër. Pastaj Nuredin Lushtaku, Sami Lushtaku, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi e din këtë histori” ka thënë deputeti Zeka.

Ai madje ka shkuar më tutje duke e akuzuar Ramiz Lladrovcin se ai i ka akuzuar shokët e tij se në një rast kanë  tentuar ta vrasin edhe vllaun e tij, dëshmorin Fehmi Lladrovci.

“Ramiz Lladrovci i ka akuzuar Hashim Thaçin, Azem Sylen, Xhavit Halitin dhe Rexhep Selimin se gjoja i kanë dalë në pritë dhe kanë pritë me vra edhe Fehmi Lladrovcin, a janë të vërteta a s’janë të vërteta le t’i sqaroi Ramizi. Kur ai njeri i akuzu shokët e vet në këtë mënyrë për mua pak ka rëndësi çka thotë. Unë atë nuk e kam shok dhe për mua ai  është thjeshtë hajgaregji dhe budall”

Behajdin Allaqi ka qenë veprimitar i çështjes kombëtare, ai ishte  njëri ndër udhëheqësit kryesor të LPRK-së (Lëvizja Popullore për Republiken e Kosovës) ku më vonë ishte angazhuar drejtpërdrejtë në celulat e para të UÇK-së, është zhdukur në rrethana misterioze në qershor të vitit 1998 dhe që nga ajo kohë  nuk dihet asgjë për fatin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat