Vuçiqi e konfirmon se e ka pranuar planin e Perëndimit për Kosovën

Aktuale

Vuçiqi e konfirmon se e ka pranuar planin e Perëndimit për Kosovën

Më: 16 maj 2018 Në ora: 16:32
Aleksander Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar në Sofje të mërkurën se e ka pranuar një plan të përgatitur nga Perëndimi si propozim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Reporteri i mediumit serb, ka thënë se kjo është hera e parë që Vuçiqi e ka thënë këtë publikisht – pas disa ditësh spekulimesh në media se Perëndimi “po e kërcënon dhe po e shantazhon atë dhe Serbinë”.

“Askush nuk po e kërcënon Serbinë e as mua. Ka pasur presion ndaj Serbisë për pesë vite tani sepse Perëndimi po e dëshiron pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e duam. A na obligon kjo? Jo. A është pozita jonë e lehtë? Jo. Nëse do të pranoja diçka që do t’i përshtatej opinionit serb, do të dilja para popullit, por kam pranuar vetëm shenja”, tha Vuçiq.

“Ne e kemi një plan të caktuar, por nuk jam i kënaqur me detaje të caktuara. Jemi në kërkim të një zgjidhjeje kompromisi që kërkon marrjen në konsideratë të interesave të serbëve në Kosovë, por edhe të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat