Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Haxhi Avdyli ka publikuar mesazhin e gjeneralit Wesley Clark për Qeveritarët e Kosovës.
Përveç, deklaratës së Clark, Avdyli ka shkruar se kjo porosi është për qeveritarët që pushimet i bëjnë në Zvicër, e kanë nga 3 a 4 shtëpi nga 500 m2 në Kosovë e jashtë.
Postimi i plotë:
Porosia e Wesley Clark për qeveritarët kosovarë që pushimet i bëjnë në Zvicër, e kanë nga 3 a 4 shtëpi nga 500 m2 në Kosovë e jashtë.
"Nëse doni një shtëpi në Monacco, një anije të shpejtë, një shtëpi të dytë në mal, pushime një-mujore të skijimit, mos hyni në qeveri, por filloni një biznes, bëjini paratë tuaja, bëjeni në mënyrën e duhur".