Vazhdon përplasja - Lladrovci padit Milaim Zekën, ia kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim

Aktuale

Vazhdon përplasja - Lladrovci padit Milaim Zekën, ia kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim

Më: 17 maj 2018 Në ora: 19:12
Milaim Zeka dhe Ramiz Lladrovci

Përplasja e ashpër virtuale që nisi në mes të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe deputeti të Nismës, Milaim Zekës ka marrë një drejtim tjetër. Ndaj Milaim Zekës, sot Ramiz Lladrovci ka ushtruar padi. Por jo vetëm kaq. Si dëmshpërblim, kryetari i Drenasit po ia kërkon Zekës 100 mijë euro. Krejt kjo po ndodh pasi ish- gazetari deklaroi se Ramiz Lladrovci e ka akuzuar Hashim Thaçin për një vrasje të rëndë

Ramiz Lladrovci e ka deponuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë padinë ndaj zyrtarit të Nismës, deputetit Milaim Zeka. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i Drenasit.

“Ashtu siç jam zotuar, sot e kam deponuar dhe protokolluar padinë ndaj Milaim Zekës, për shpifje dhe fyerje, në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Pres, sa më shpejt, të sqarohet para gjyqit gjithçka”, ka thënë ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat